KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Edi bën deklaratën e fortë: Po, kam pasur marrëdhënie intime me Bijën në BBVK – por fatkeqësisht nuk u transmetua

Edi bën deklaratën e fortë: Po, kam pasur marrëdhënie intime me Bijën në BBVK – por fatkeqësisht nuk u transmetua

Eduard Kuci, ish-banor i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një deklaratë që pritet të ngjallë reagime te publiku.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Artistët Shqiptarë, Edi u pyet drejtpërdrejt nëse kishte pasur marrëdhënie intime gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ai nuk hezitoi të përgjigjej me “po”, duke zbuluar se momenti kishte ndodhur me ish-banoren Bia Khalifa.

“Po, me Bijën. Edhe fatkeqësisht për mua nuk është transmetuar”, u shpreh ai me humor.

Deklarata e tij ka ngjallur menjëherë kureshtje, pasi një skenë e tillë nuk është shfaqur asnjëherë gjatë transmetimit të spektaklit, duke lënë të kuptohet se produksioni ka vendosur të mos e përfshijë atë në program.

– YouTube youtu.be

Kujtojmë se Edi dhe Bia krijuan afrimitet gjatë aventurës së tyre në Big Brother VIP Kosova, ndërsa marrëdhënia mes tyre ishte komentuar vazhdimisht nga banorët dhe publiku.

Mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë do të sjellë reagime edhe nga protagonistët e tjerë të spektaklit apo nga vetë produksioni. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.