Qytetarët vazhdojnë të kenë probleme edhe këtë mëngjes për regjistrimin e veturave të tyre.
Kjo pasi siç mëson Klan Kosova, Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve, po përballen me mungesën e rrjetit.
E njëjta situatë anekënd Kosovës ka mbretëruar edhe ditën e djeshme, derisa nuk dihet se kur do të rregullohet ky defekt.
Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Ministrinë e Brendshme, por nuk ka pranuar përgjigje deri më tani.
Burimi: klankosova.tv ↗

