KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Edhe pse rivaliteti mes Ronaldos dhe Messit vazhdon, partneret e tyre tregojnë mbështetje për njëra-tjetrën

Edhe pse rivaliteti mes Ronaldos dhe Messit vazhdon, partneret e tyre tregojnë mbështetje për njëra-tjetrën

Edhe pse rivaliteti mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit vazhdon prej vitesh në fushën e futbollit, partneret e tyre duket se kanë një marrëdhënie miqësore dhe mbështesin njëra-tjetrën.

Georgina Rodriguez së fundmi prezantoi biznesin e saj të ri, ndërsa mbështetjen e mori pikërisht nga Antonela Roccuzzo.

Ylli i Netflix ka prezantuar markën e re të veshjeve me seli në Dubai, e cila, sipas saj, ofron veshje me çmime nën 100 euro për gratë në mbarë botën.

Foto: Instagram

Për promovimin e markës së re, Georgina i dërgoi Antonela Roccuzzos një paketë promovuese me disa prej produkteve të koleksionit të saj.

Antonela ndau në Instagram një fotografi të dhuratës dhe e falënderoi publikisht Georginën.

“Faleminderit shumë, Georgina”, shkroi ajo.

Më pas shtoi: “Gjithçka është e mrekullueshme. Të uroj gjithë suksesin e botës”.

Georgina prezantoi markën Mimoa gjatë ndeshjes mes Portugalisë dhe Kolumbisë, ku ishte në tribunë për të mbështetur partnerin e saj, Cristiano Ronaldon.

Ajo kishte veshur një kombinim sportiv të përbërë nga geta dhe një bluzë të ngushtë me mëngë të shkurtra, me prerje në formë V dhe me numrin 7 të Ronaldos në pjesën e pasme.

Gjatë prezantimit të markës, shpjegoi se ideja lindi nga bindja se trupi i gruas nuk është diçka që duhet rregulluar, por është i gjallë, i mjaftueshëm dhe i bukur ashtu siç është. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.