KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

EA mbyll studion legjendare dhe anulon video-lojën e re “Mass Effect”

EA mbyll studion legjendare dhe anulon video-lojën e re “Mass Effect”

Kompania amerikane Electronic Arts (EA) ka vendosur të mbyllë studion e njohur të videolojërave BioWare dhe të anulojë zhvillimin e pjesës së re të serisë “Mass Effect”, si pjesë e një ristrukturimi të gjerë të biznesit.

Vendimi për mbylljen e studios në Edmonton të Kanadasë iu komunikua punonjësve më 21 tetor, në kuadër të një vale shkurtimesh që prek rreth 400 vende pune në të gjithë kompaninë, përfshirë afërsisht 50 punonjës të BioWare.

Ky zhvillim vjen pas blerjes së EA-së nga një konsorcium investitorësh i udhëhequr nga Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite (PIF), së bashku me kompaninë Silver Lake dhe Affinity Partners, në një marrëveshje me vlerë 55 miliardë dollarë.

E themeluar në vitin 1995, BioWare ka qenë një nga studiot më të njohura të industrisë së videolojërave, duke krijuar tituj të suksesshëm si “Baldur’s Gate“, „Neverwinter Nights“, “Star Wars: Knights of the Old Republic“, “Dragon Age“ dhe “Mass Effect“.

Pasi u ble nga EA në vitin 2007, studioja vazhdoi të zhvillonte disa prej lojërave më të njohura të zhanrit të lojërave me role (RPG). Megjithatë, vitet e fundit u shoqëruan me probleme në zhvillimin e projekteve, ndryshime të drejtimit krijues dhe rezultate më të dobëta se pritjet.

Mes projekteve që nuk arritën suksesin e dëshiruar ishin “Mass Effect: Andromeda“ dhe “Anthem“. Edhe “Dragon Age: The Veilguard“, loja më e fundit e studios, kaloi nëpër disa ndryshime gjatë zhvillimit dhe nuk i përmbushi pritjet e shitjeve.

Mbyllja e BioWare nënkupton gjithashtu ndërprerjen e punës për pjesën e re të “Mass Effect“, e cila ishte ende në fazat e hershme të zhvillimit dhe ishte paralajmëruar që në vitin 2020.

Në kuadër të strategjisë së re, EA synon të përqendrojë burimet në më pak projekte dhe në lojëra me potencial më të madh komercial. Kompania ka konfirmuar se do të vazhdojë investimet në seritë “Battlefield“ dhe “Apex Legends“, si dhe në lojën e re “Star Wars Jedi“ dhe projektin “Marvel’s Iron Man“.

EA planifikon gjithashtu të rikthejë serinë e lojërave të boksit “Fight Night“ dhe të zhvillojë projekte të reja në fushën e sportit dhe argëtimit interaktiv.

Mbyllja e BioWare shënon fundin e një prej studiove që kanë ndikuar më së shumti në zhvillimin e lojërave me histori të thelluara dhe personazhe komplekse, duke lënë pas një trashëgimi që për më shumë se tri dekada ka fituar miliona fansa në mbarë botën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.