KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

E zunë në pritë dhe e rrahën brutalisht, ylli i UFC-së publikon pamjet e tmerrshme

E zunë në pritë dhe e rrahën brutalisht, ylli i UFC-së publikon pamjet e tmerrshme

Lajme të rënda vijnë nga Abu Dhabi, ku ylli i MMA-së, Merab Dvalishvili, pretendon se është sulmuar nga një grup personash, në mesin e të cilëve dyshohet se ishte edhe Usman Nurmagomedov.

Luftëtari gjeorgjian ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet i gjakosur dhe me shenja të dukshme të përleshjes, duke rrëfyer atë që pretendon se ndodhi në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas Dvalishvilit, ai dhe një mik i tij u përballën me një grup prej rreth 20 personash, të cilët i sulmuan nga prapa, teksa ndodhej në Abu Dhabi për angazhime mediatike para duelit të tij të mundjes të shtunën.

Në mesin e personave që dyshohet se morën pjesë në sulm ishte edhe Usman Nurmagomedov, ish-kampion i Bellatorit dhe PFL-së, i cili është lidhur me një kalim të mundshëm në UFC.

“Çfarë mënyre tinëzare, njerëz! Ishim vetëm dy, unë dhe miku im, kur Usman Nurmagomedov dhe shokët e tij erdhën si gjarpërinj nga prapa. Çfarë lloj luftëtarësh jeni? Çfarë burri e bën një gjë të tillë?”.

“Nëse doni të flisni dhe të luftoni, atëherë ta bëjmë si burra. Ne ishim vetëm dy, ndërsa ju erdhët të përgatitur dhe vetëm pse ishit shumë më tepër”, u shpreh gjeorgjiani.

Dvalishvili vazhdoi me akuza të ashpra ndaj sulmuesve të pretenduar, duke i cilësuar si frikacakë dhe duke theksuar se një përballje e tillë nuk përfaqëson karakterin e një luftëtari.

“Ne gjakosemi, luftojmë dhe përballemi me luftëra, por ju jeni thjesht njerëz që veproni tinëzisht. Nëse doni të luftoni, atëherë luftoni. Ne jemi luftëtarë”.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi Dvalishvili pësoi humbje ndaj Petr Yan në fund të muajit të kaluar. Pavarësisht këtij rezultati, 35-vjeçari ka caktuar tashmë një tjetër përballje, këtë herë në mundje kundër Marlon Moraes, në kuadër të organizatës Real American Freestyle./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.