KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

E papritur në Madrid, pjesa më e madhe e biletave për Man Cityn nuk u shitën

E papritur në Madrid, pjesa më e madhe e biletave për Man Cityn nuk u shitën

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle Marca, Real Madridi nuk ka arritur të shesë të gjitha biletat për ndeshjen e së mërkurës ndaj Manchester City në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së 1/16-s së Ligës së Kampionëve.

Raporti thekson se stadiumi ‘Santiago Bernabeu’ nuk do të jetë në kapacitet të plotë për këtë përballje të madhe evropiane, pasi disa bileta ende janë të disponueshme në faqen zyrtare të klubit.

Kjo situatë konsiderohet mjaft e pazakontë për një duel të këtij niveli në “Bernabeu”, veçanërisht kur përballë është një kundërshtar si Manchester City.

Sipas të njëjtit burim, vendet e pashitura nuk i përkasin vetëm kategorive më të shtrenjta të biletave, bileta në kategori të ndryshme çmimesh vazhdojnë të jenë ende në dispozicion.

Mungesa e një “sold-out” vjen në një moment të vështirë për Real Madridin, që po përballet me formë jo të mirë, lëndime dhe mungesa në repartin defensiv para këtij takimi të rëndësishëm.

Trajneri i përkohshëm Alvaro Arbeloa pritet të mos ketë në dispozicion disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit, përfshirë Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Rodrygo, faktor që mund të ketë ndikuar edhe në interesimin e tifozëve për këtë përballje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.