KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

E mërkura me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 13 gradë Celsius

E mërkura me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 13 gradë Celsius

E mërkura do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme. Megjithatë, mëngjeset e ftohta dhe ndryshimet e temperaturave gjatë ditës mund të ndikojnë te personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.

Për këtë arsye, rekomandohet veshje e përshtatshme, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes, kur temperaturat do të jenë më të ulëta.

Sa i përket kushteve agrometeorologjike, pavarësisht mungesës së lagështisë, në zonat ku kushtet e tokës e mundësojnë, veçanërisht në tokat e lehta, rekomandohet vazhdimi i fushatës së mbjelljeve vjeshtore.

Në zonat e larta ekziston mundësia e paraqitjes së brymës dhe mjegullës, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit.

Indeksi i rrezatimit ultravjollcë (UV) do të jetë i ulët gjatë gjithë periudhës, ndërsa rreziku nga rrezet ultravjollcë do të jetë minimal. Për rrjedhojë, nuk priten të nevojiten masa të veçanta mbrojtëse nga rrezatimi UV. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.