Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në orët e para të ditës ekziston mundësia për paraqitje të mjegullës.
Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.
Burimi: klankosova.tv ↗

