KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

E konfirmon Fabrizio Romano: Ylli i Barcelonës i pakënaqur me ofertën e klubit për rinovim

E konfirmon Fabrizio Romano: Ylli i Barcelonës i pakënaqur me ofertën e klubit për rinovim

Robert Lewandowski ka marrë ofertën e parë nga Barcelona për rinovimin e kontratës, por nuk është i kënaqur me kushtet e propozuara, sipas gazetarit italian Fabrizio Romano.

Sulmuesi polak ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm të ekipit këtë sezon, duke realizuar 17 gola dhe 3 asistime në 40 paraqitje në të gjitha garat.

Pavarësisht kontributit të tij të madh, oferta fillestare e klubit nuk i përmbush pritshmëritë e tij sa i përket pagës dhe kohëzgjatjes së kontratës.

Lewandowski po ashtu ka tërhequr interesim nga klube të tjera, përfshirë Milanin dhe skuadrën e MLS-së, Chicago Fire, ndërsa po shqyrton opsionet për kapitullin e ardhshëm të karrierës së tij.

Kontrata aktuale e tij me Barcelonën skadon në fund të sezonit, dhe pritet që negociatat të vazhdojnë në javët në vijim.

Për momentin, sulmuesi me përvojë mbetet i fokusuar plotësisht te Barcelona, ndërsa skuadra lufton për titullin në La Liga./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.