Mes dy fermerëve, Indrit dhe Vanesës, duket se kanë nisur të shfaqen afrimet e para.
Vanesa, e cila ka treguar më herët se ka një lidhje jashtë fermës, nuk e ka mohuar plotësisht se mund të ketë ndjenja për Indrin.
Ajo tha se është përpjekur të ruajë balancat dhe të mos lëndojë askënd, as brenda fermës dhe as jashtë saj.
BBVA/YouTube
“Jam munduar të mbaj balancat në fermë e mos lëndoj kënd. Nuk do të doja të lëndoja dikë këtu ose jashtë. Çdo gjë e kisha marrë parasysh. Kemi një afrimitet që njerëzit këtu e shohin. Unë e kam një status. Jam e lidhur jashtë”.
E pyetur nga Arbana Osmani nëse dyzimi i saj ka lidhje me momentet kur mërzitet me Indrin, Vanesa u përgjigj shkurt: “Pak po”.
Po ashtu, ajo nuk ishte dakord me vendimin e Indrit për të mbajtur distancë, duke theksuar se ai është një person shumë i rëndësishëm për të brenda fermës.
“Këtu brenda është shumë i rëndësishëm. Është një nga njerëzit më të vyer. Për momentin, ajo çka jemi, jemi miq”.
Kur Arbana e pyeti se çfarë do t’i thoshte partnerit të saj nëse ai do ta shihte, Vanesa u përgjigj shkurt: “Më fal”.
Nga ana tjetër, edhe Indri ka shprehur hapur pëlqimin dhe vlerësimin për Vanesën, duke treguar se ndjenjat e tij për të janë të forta.
“Këto dallga kemi pasur unë e Vanesa. Ideja është thjesht që unë kam një farë pëlqimi. Vanesa është një vajzë e bukur dhe plot talent. I ka të tëra, është e kompletuar. Është serioze dhe është fisnike. Unë i kam dalluar që në fillim këto gjëra. Kemi një kimi dhe e dua fort. Jemi munduar ta përjetojmë sa më natyrale, përtej problemeve dhe ngarkesave. Këtu brenda nuk është e thjeshtë”, tha Indri. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com