KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dyshohet se u kontrabanduan në kufirin Kosovë-Shqipëri, intervistohen dy gra nga Somalia

Dyshohet se u kontrabanduan në kufirin Kosovë-Shqipëri, intervistohen dy gra nga Somalia

Dy gra (shtetase të Somalisë) gjatë deklarimit të tyre në polici kanë thënë se kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë në mënyrë ilegale.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:10 në pikë kalimin kufitar Kosovë-Shqipëri.

Tutje në njoftim thuhet se dyshohet se janë kontrabanduar nga persona të tjerë deri në afërsi të kufirit.

“PKK Kosovë – Shqipëri, 22.07.2026 – 23:10. Në afërsi të pikës së vjetër kufitare janë hasur dy femra shtetase të Somalisë të cilat gjatë intervistimit kanë deklaruar se kanë kaluar kufirin Shqipëri Kosovë në mënyrë ilegale. Dyshohet se janë kontrabanduar nga persona të tjerë deri në afërsi të kufirit. Është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.