Një burrë dhe një foshnjë rreth tre muajshe raportohet se janë gjetur të vdekur në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit.
Sipas raportimeve, trupat e pajetë janë gjetur brenda shtëpisë, ndërsa deri më tani nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.
Lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
Burimi: lajmi.net ↗

