KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ermal Krasniqi shkëlqen ndaj Eyupspor, këto janë statistikat e tij

Ermal Krasniqi shkëlqen ndaj Eyupspor, këto janë statistikat e tij

Ermal Krasniqi ishte një prej futbollistëve më të dalluar në fitoren e thellë të Amedsporit ndaj Eyupsporit me rezultat 5-1, në një ndeshje ku futbollisti kosovar kontribuoi edhe me gol.

Anësori që këtë edicion po aktivizohet në pozitën e mbrojtësit të djathtë e zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, duke realizuar golin e parë të takimit me një goditje të bukur me të majtën.

Krasniqi e nisi ndeshjen si titullar dhe qëndroi në fushë për 55 minuta, përpara se të zëvendësohej nga trajneri Besnik Hasi, në një moment kur fitorja e skuadrës ishte siguruar.

Përveç golit, 26-vjeçari pati edhe një paraqitje pozitive në aspektin statistikor. Ai regjistroi dy goditje drejt portës, 43 prekje të topit, dy driblime të suksesshme nga po aq tentime dhe fitoi shtatë duele gjatë minutave të aktivizimit.

Paraqitja e tij u vlerësua me notën 8.3 nga platforma SofaScore, duke e renditur ndër lojtarët më të mirë të Amedsporit në këtë përballje.

Me këtë fitore bindëse, Amedspor rikthehet në pozitën e dytë në tabelë me 23 pikë, vetëm dy më pak se lideri Galatasaray.

Në këtë ndeshje mungoi Lumbardh Dellova, i cili nuk ishte në dispozicion për shkak të kartonëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.