KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dyshohet se e shkaktuan ndotjen e ujit të pijshëm në Strugë, Prokuroria ndaloi punën e dy kompanive pranë burimit në fshatin Shum

Dyshohet se e shkaktuan ndotjen e ujit të pijshëm në Strugë, Prokuroria ndaloi punën e dy kompanive pranë burimit në fshatin Shum

Dy kompanive u është ndaluar puna në afërsi të burimit të ujit në fshatin Shum, ku është burimi i ujit për pije për qytetin e Strugës, njoftoi Prokuroria.

Nga Prokuroria thonë se kjo është bërë për shkak të dyshimeve për shfrytëzim të paligjshëm të mineraleve dhe ndotje të ujit për pije.

Sipas Prokurorisë, hetuesit gjetën makina pune të dy kompanive nga Veleshta, të cilët kryenin gërmime dhe transport të gurëve pranë burimeve.

“Duke ndërmarrë veprime hetimore sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore Strugë për hetimin e shkaqeve të ndotjes së ujit nga burimi në fshatin Shum, organet hetimore gjetën makina pune të dy personave juridikë nga Veleshta, të cilët kryenin thyerje, gërmime dhe transport të gurëve në masë të madhe, në afërsi të burimeve. Për shkak të dyshimeve për vepra penale – Shfrytëzim i paligjshëm i mineraleve nga Neni 225-a dhe Ndotje e ujit për pije nga Neni 219 i Kodit Penal, prokurori kompetent i dorëzoi menjëherë gjyqtarit të procedurës paraprake një propozim për vendosjen e masave paraprake – ndalimin e personave juridikë për të vizituar parcelat ku kryenin gërmimet dhe ndalimin për të ndërmarrë çfarëdo veprimtarie në atë zonë”, thonë nga Prokuroria.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.