KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nagavci: Nuk kemi kandidatë për anëtar në Bordin e RTK-së, Musliu kundërshton arsyetimin

Nagavci: Nuk kemi kandidatë për anëtar në Bordin e RTK-së, Musliu kundërshton arsyetimin

Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se procesi i intervistimit për anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) nuk ka rezultuar me kandidatë që mund të propozohen në Kuvend.

Nagavci ka shpjeguar se janë zhvilluar intervistat për kandidatët nga komuniteti shqiptar, komuniteti joshumicë jo-serb dhe komuniteti shumicë serb, por për disa pozita nuk është arritur të sigurohet kandidaturë që plotëson kushtet për t'u proceduar në seancë.

Ajo ka bërë të ditur se procesi do të vazhdojë me propozimin e nga dy kandidatëve për pozitat që u takojnë komuniteteve joshumicë jo-shqiptare dhe komunitetit shumicë serb, ndërsa Kuvendi do të votojë për një anëtar për secilën pozitë.

“Dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti joshumicë jo serb dhe një anëtar nga komuniteti shumicë serb kanë zhvilluar intervistimet… vlen të përmendet se gjatë intervistave që janë zhvilluar nuk kemi arritur të kemi kandidatë që plotësojnë kriteret për t’u prezantuar në seancë, do të vazhdojmë me propozimet vetëm për anëtarët nga komuniteti joshumicë jo shqiptar dhe jo shumicë jo serb, gjithsej nga dy propozime për të dy rastet për një anëtar që do të votohet", ka deklaruar mes tjerash Nagavci.

Ndërkaq, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka kundërshtuar këtë arsyetim, duke thënë se kandidatët nga komuniteti shumicë shqiptar nuk janë eliminuar për shkak të mospërmbushjes së kritereve, por janë tërhequr nga gara.

“Nuk është që nuk i kanë plotësuar kriteret kandidatët e shumicës shqiptare, por janë tërhequr të gjithë nga gara”, ka potencuar mes tjerash Musliu.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.