Policia e Kosovës po heton një rast të dyshuar të falsifikimit të parave, i raportuar në Fushë Kosovë.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 16 korrik 2026, rreth orës 05:05, në rrugën e Pejës, ku një person i panjohur kishte kërkuar në një këmbimore valutash konvertimin e 600 dollarëve amerikanë në euro.
Ankuesi kishte kryer këmbimin pa dyshuar për vlefshmërinë e kartëmonedhave.
Dy ditë më vonë, më 18 korrik, ankuesi kishte konstatuar se dollarët e pranuar ishin të falsifikuar, pas së cilës rasti është raportuar në polici.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/
