Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona për kanosje.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të enjten në ora 18:28.
“Lidhur me rastin kanosje, zyrtarët policor kanë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/