KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy shqiptarë akuzohen për vjedhjen e 6 palë manshetave dhe 1 ore në rezidencën e Princit William dhe Kate

Dy shqiptarë akuzohen për vjedhjen e 6 palë manshetave dhe 1 ore në rezidencën e Princit William dhe Kate

Dy shtetas shqiptarë janë lënë në paraburgim nga Gjykata e Magjistraturës në Norwich të Britanisë së Madhe, pasi akuzohen për vjedhje dhe hyrje të paautorizuar në një prej rezidencave të Princit William dhe Princeshës Kate, transmeton klankosova.tv.

Mirgen Doku, 34 vjeç, dhe Arilen Ndoci, 32 vjeç, dyshohet se kanë hyrë në rezidencën Anmer Hall, në mbrëmjen e së hënës, më 23 nëntor, dhe kanë vjedhur gjashtë palë mansheta për këmisha dhe një orë.

Sipas DailyStar, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur të mërkurën, më 25 nëntor, u bë e ditur se dy të akuzuarit dyshohet se kanë hyrë në dhomën e veshjes së rezidencës duke u ngjitur nëpër një tub kullimi të ndërtesës.

Në gjykatë u prezantuan edhe detaje të tjera nga pretendimet e prokurorisë. Sipas tyre, sensorët e lëvizjes në pronë janë aktivizuar në orën 17:49 të së hënës.

Sensorë të tjerë janë aktivizuar pranë dritares së ndërtesës së njohur si Orangery, ndërsa në tubin e kullimit, në anën e ndërtesës, janë vërejtur shenja fërkimi.

Prokuroria pretendon se dy burrat kanë përdorur pikërisht këtë tub për t'u ngjitur dhe për të depërtuar në dhomën e veshjes së rezidencës.

Të dy shqiptarët janë lënë në paraburgim, ndërsa akuzat ndaj tyre pritet të trajtohen në procedurat e mëtejshme gjyqësore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.