Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një burrë dhe një grua në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:00, derisa zyrtarët policorë ishin duke kryer detyrën zyrtare për realizimin e një urdhërese.
”Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

