KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dy ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës, derbi në Podujevë

Dy ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës, derbi në Podujevë

Java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy përballje, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë në derbin e javës.

Pas ndeshjes së djeshme mes Ballkanit dhe Drenicës, e fituar nga therandasit 4-0, elita e futbollit kosovar vazhdon sot me dy duele të rëndësishme të javës së 12-të.

Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku Llapi pret Prishtinën në një përballje që gjithmonë sjell rivalitet dhe interes të madh. Dy skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme, ndërsa dueli në Podujevë pritet të jetë kryendeshja e ditës.

Në ndeshjen tjetër, Drita përballet me Vushtrrinë. Gjilanasit synojnë të shfrytëzojnë fushën vendase dhe formën e mirë për të vazhduar me fitore, ndërsa Vushtrria do të kërkojë të bëjë një paraqitje sa më të mirë në një udhëtim të vështirë.

Të dyja ndeshjet e sotme janë paraparë të fillojnë nga ora 13:00.

Pas dy ndeshjeve të sotme, java e 12-të e Albi Mall Superligës do të vazhdojë edhe nesër me dy përballjet e fundit të xhiros, Malisheva-Feronikeli ’74 dhe Dukagjini-Gjilani. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.