KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dukagjini Center hap Qendrën e Zhvillimit “Agim Lluka” – hapësirë e re për dije, inovacion dhe zhvillim profesional

Dukagjini Center hap Qendrën e Zhvillimit “Agim Lluka” – hapësirë e re për dije, inovacion dhe zhvillim profesional

Në ambientet e Dukagjini Center është inauguruar zyrtarisht Qendra e Zhvillimit “Agim Lluka”, një hapësirë moderne që synon të vazhdojë dhe të zgjerojë misionin e një prej figurave më të rëndësishme në fushën e librit dhe dijes në Kosovë.

Kjo qendër është konceptuar si një pikë takimi ku ndërthuren dijet, idetë dhe zhvillimi profesional, duke krijuar një ekosistem të ri për edukim dhe bashkëpunim ndërmjet individëve, organizatave dhe bizneseve.

Qendra ofron kushte bashkëkohore për organizimin e konferencave, trajnimeve profesionale dhe eventeve korporative.

Me kapacitet deri në 250 persona, hapësira është e pajisur me teknologji moderne, duke përfshirë sisteme të avancuara të zërit dhe kabina për përkthim simultan, çka e bën të përshtatshme për aktivitete të nivelit të lartë vendor dhe ndërkombëtar.

Një nderim për vizionin e Agim Llukës

Qendra mban emrin e Agim Llukës, themeluesit të Shtëpisë Botuese Dukagjini, si një formë nderimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e arsimit dhe kulturës në vend.

Hapja e kësaj qendre përfaqëson një investim në infrastrukturë dhe një vazhdimësi të drejtpërdrejtë të vizionit të tij, një vizion që e vendos dijen në qendër të zhvillimit shoqëror.

Brenda qendrës është krijuar edhe një kënd muzeal, i cili pasqyron rrugëtimin dhe ndikimin e Agim Llukës ndër vite, duke e bërë këtë hapësirë jo vetëm funksionale, por edhe simbolike.

Për dekada me radhë, Shtëpia Botuese Dukagjini ka qenë një ndër shtyllat kryesore të botimeve në Kosovë, duke sjellë libra shkollorë, vepra letrare dhe botime profesionale që kanë formësuar mendjen dhe kulturën e brezave të tërë.

Një qendër për komunitetin dhe të ardhmen

Gjatë ceremonisë së hapjes, u theksua se kjo qendër është menduar si një hapësirë në shërbim të gjithë komunitetit – jo vetëm atij edukativ, por edhe sektorit profesional dhe biznesor.

Qendra e Zhvillimit “Agim Lluka” synon të shndërrohet në një platformë ku lindin ide të reja, zhvillohen bashkëpunime dhe ndërtohen projekte me ndikim real.

Hapja e saj shënon një kapitull të ri për Dukagjinin dhe një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kulturës së dijes dhe zhvillimit nëKosovë./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.