KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Duhet të japim gjithçka”, trajneri Maran: Tifozët besojnë te ne!

“Duhet të japim gjithçka”, trajneri Maran: Tifozët besojnë te ne!

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran, ka dalë para mediave në prag të ndeshjes ndaj Finlandës, e cila zhvillohet të enjten në stadiumin “Air Albania”, me fillim nga ora 20:45.

Tekniku italian ka theksuar rëndësinë e kësaj përballjeje, duke vlerësuar përkushtimin e futbollistëve gjatë përgatitjeve dhe përkrahjen e tifozëve shqiptarë, shkruan Indeksonline

“E di që nga ana jonë ekziston dëshira e madhe për t’ua kthyer këtë përkushtim tifozëve. Siç i kam parë djemtë dhe mënyrën se si i përjetojnë këto grumbullime, ekziston vullneti për të bërë mirë. Jam i bindur për këtë”, deklaroi Maran.

Ai u shpreh i bindur në potencialin e skuadrës dhe në mënyrën se si është përgatitur për këtë sfidë, duke theksuar se Shqipëria duhet të përqendrohet te loja e saj.

“Unë kam bindjet e mia të forta, sepse i kam parë lojtarët duke punuar dhe e di se si do të dalim në fushë. Do të kemi përkrahjen e një stadiumi fantastik dhe janë të gjitha kushtet për të bërë mirë”, tha trajneri.

Sa i përket përballjes me Finlandën, trajneri italian bëri të qartë se objektivi është të krijojnë sa më shumë raste dhe të ruajnë portën e paprekur.

“Ne do të futemi në fushë për të shënuar, për të krijuar sa më shumë mundësi dhe, mbi të gjitha, për të mos pësuar gol. Skuadra është e vetëdijshme për atë që duhet të bëjë dhe duhet ta dëshmojë edhe në ndeshjen e nesërme”, deklaroi Maran.

Në fund, ai dha edhe një mesazh motivues për futbollistët, duke kërkuar që secili prej tyre të largohet nga fusha pa asnjë peng, pasi të ketë dhënë maksimumin.

“Gjëja më e rëndësishme është që secili individualisht të dalë nga fusha pa pengje. Nëse e di se ka dhënë gjithçka, çdo pikë djerse, gjithë përkushtimin dhe zemrën për rezultat, atëherë e ka bërë ndeshjen e tij. Rezultati nuk dihet, por nëse e japim gjithçka në fushë, mundësitë për ta arritur atë rriten shumë”, përfundoi trajneri i Shqipërisë./Indeksonline/

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.