KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Duhet një njeri që i jep shpirt kësaj pune”, kritikohet fjalimi i Konjufcës në OKB (VIDEO)

“Duhet një njeri që i jep shpirt kësaj pune”, kritikohet fjalimi i Konjufcës në OKB (VIDEO)

Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndonëse mbrojti UÇK-në dhe rikujtoi qëndrimin institucional se dënimi ndaj ish-krerëve nuk është dënim ndaj UÇK-së, ngjalli reagime të shumta nga akterët politikë vendor.

Në emisionin “Kosova Today”, opinionisti Ardian Gaxherri theksoi se Konjufca në këtë mbledhje do duhej fillimisht të tregonte një kronologji historike, transmeton Klankosova.tv.

“Konjufca në OKB është ministër i Jashtëm, dhe Kosovës çka po i mungon në aspektet e jashtme është diplomacia. Në qoftë se do të donim që të ndërmerrej diçka me të dënuarit në Hagë, duhet të kemi një diplomaci të vrazhdë, ta kemi një diplomaci që nuk duhet të ndalet”, u shpreh Gaxherri.

“Aty duhet një njeri që i jep shpirt asaj pune, jo që tregon sikur duke lexuar sikur vjersh, por që e thotë nga brendësia”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, opinionisti Shkumbin Kajtazi theksoi se në asnjë moment të fjalimit, sipas tij, Konjudca nuk tha që vendimi është i padrejtë.

“Ai thoshte se vendimi duhet të korrigjuar. Dhe një vendim i gabuar nuk korrigjohet, vendimi i gabuar rrëzohet. Një vendim i paparështatshëm korrigjohet dhe përshtatet, që në këtë rast sipas VV-së përshtatet, me shumë gjasë, ashtu kuptohet nga unë, duke ulur pak dënimet”, tha Kajtazi në Klan Kosova.

Ndërkohë, sipas opinionistes Elena Uka, fjalimi i mbrëmshëm i zëvendëskryeministrit të parë, sipas saj, tregon disa gjëra.

“Një, që shteti nuk do me iu ndihmu këtyre, sepse nuk do kishte pasur nevojë kurrgjë më tepër me tregu Glauk Konjufca sesa shkeljet e të drejtës së njeriut”, u shpreh Uka.

Ajo bëri thirrje që veteranët, invalidët, viktimat, të bëhen gati e të mobilizohen për Apelin në Hagë.

Ndërsa opinionistja Anita Shabani deklaroi se PDK në përgjithësi, sipas saj po qëndron në heshtje, karshi këtyre zhvillimeve.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.