KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dua Lipa mbërrin në New York për 31-vjetorin, çanta e saj Chanel tërheq vëmendjen

Dua Lipa mbërrin në New York për 31-vjetorin, çanta e saj Chanel tërheq vëmendjen

Dua Lipa mbërriti në New York për të festuar ditëlindjen e saj të 31-të, duke tërhequr vëmendjen me stilin elegant dhe një çantë të madhe Chanel me vlerë rreth 6 mijë funtesh (rreth 6,950 euro).

Këngëtarja u fotografua në aeroportin JFK me një veshje të thjeshtë, por elegante, të përbërë nga xhinse blu, bluzë e bardhë, xhaketë blu të errët dhe syze dielli të zeza.

Çanta luksoze që mbante në dorë është pjesë e koleksionit Cruise 2027 të Chanel, i prezantuar në Biarritz të Francës, shkruan DailyMail.

Koleksioni shënon gjithashtu debutimin e Matthieu Blazy si drejtor kreativ i Chanel, pasi më parë drejtoi Bottega Veneta.

Ndërkohë, ditëlindja e Duas u shënua edhe nga familjarët e saj.

Nëna e saj, Anesa Lipa, publikoi një fotografi të papublikuar më parë nga një prej festimeve të dasmës së këngëtares dhe i kushtoi asaj një urim emocionues, duke u shprehur se është shumë krenare për personin që është bërë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.