Katy Perry dhe partneri i saj, ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau, shijuan një udhëtim të mrekullueshëm në Evropë.
Këngëtarja amerikane ka postuar disa foto dhe video që tregojnë çiftin në një udhëtim shumë të pazakontë. Ata hipën në trenin e famshëm Orient Express, për të udhëtuar nga Parisi për në Venecia.
Fotot e postuara në Instagram e tregojnë Perry-n në një vaskë në tren, dhe një video tregon pamjen nga vaska e peizazhit që kalon.
Një foto tjetër tregon Trudeaun dhe Perryn me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Çifti kishte vizituar kolegët e Trudeau-s në Paris disa ditë më parë.
Fotot nga treni u bënë në të ashtuquajturin L’Observatoire, të cilin operatori Belmond e përshkruan në faqen e tij të internetit si “suita më luksoze e trenit në botë”.
Dhoma ofron shërbim 24 orësh për gjithçka që mund ta bënte udhëtimin “edhe më të këndshëm”.
View this post on Instagram
A post shared by KATY PERRY (@katyperry)
A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

