KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dua Lipa i jep fund turneut “Radical Optimism”, ndan momentet më emocionuese nga Meksika

Dua Lipa i jep fund turneut “Radical Optimism”, ndan momentet më emocionuese nga Meksika

Dua Lipa ka përmbyllur zyrtarisht turneun e saj “Radical Optimism” me një koncert të madh në Meksikë, duke mbyllur kështu një nga periudhat më të rëndësishme të karrierës së saj.

Pas performancës, artistja ndau në rrjetet sociale disa pamje nga koncerti dhe prapaskenat me ekipin e saj, ndërsa falënderoi fansat për mbështetjen gjatë gjithë turneut.

Në të njëjtën kohë, Dua bëri të ditur se filmi i koncertit “Live From Mexico” është publikuar në YouTube, ndërsa albumi live do të jetë i disponueshëm në platformat muzikore.

Dua Lipa/YouTube

Në mesazhin e saj, këngëtarja e përshkroi këtë turne si një eksperiencë shumë personale dhe emocionale, duke thënë se dy vitet e fundit kanë qenë ndër më të veçantat në jetën e saj.

Turneu “Radical Optimism” u shndërrua në një nga projektet më të suksesshme të artistes, me koncerte të mbushura plot dhe miliona fansa në mbarë botën.

Ajo në Instagram shkroi: “Live From Mexico”, filmi i koncertit, tashmë është publikuar në YouTube, ndërsa albumi do të dalë kudo pas mesnate. Dy nga vitet më speciale të jetës sime janë përmbledhur në dy orë… fundi i një epoke. Shpresoj që duke e parë dhe dëgjuar këtë projekt, të ndjeni euforinë, dashurinë, mundin, sakrificën dhe mbi të gjitha optimizmin e madh që kemi ndarë bashkë gjatë këtij turneu. Tani këto kujtime do të mbeten përgjithmonë me ne, ndaj ju falënderoj pafund. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.