KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner tejet elegantë në festën e Oscars

Dua Lipa dhe Callum Turner tejet elegantë në festën e Oscars

Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, u shfaqën shumë të afërt dhe të buzëqeshur teksa morën pjesë në festën tradicionale të Vanity Fair pas ceremonisë së Oscars, që u mbajt në Beverly Hills të Kalifornisë.

Këngëtarja 30-vjeçare dhe aktori 36-vjeçar dukeshin më të dashuruar se kurrë në tapetin e kuq, duke qeshur dhe duke shkëmbyer fjalë të ëmbla ndërsa pozonin për fotografë në eventin e organizuar në Muzeun e Artit të Qarkut të Los Angeles.

Dua, e cila vitin e kaluar konfirmoi fejesën me Turner, u shfaq me një fustan elegant të zi nga Schiaparelli me detaje të arta me thekë. Ajo e kompletoi pamjen me taka të arta dhe bizhuteri nga Bvlgari, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Callum Turner u paraqit me një kostum të zi të kombinuar me këmishë gri dhe kravatë të zezë, duke e mbajtur krahun rreth Duas ndërsa çifti shijonte momentet në tapetin e kuq.

Më vonë gjatë mbrëmjes, çifti mori pjesë edhe në festën vjetore të Elton John, një event që organizohet çdo vit në kuadër të Oscars për të mbledhur fonde për fondacionin e tij kundër AIDS-it.

Për këtë event, Dua ndryshoi paraqitjen duke veshur një fustan blu të thellë që theksonte linjat e saj, të kombinuar me taka të argjendta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.