KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Dronët rusë përdorin satelitët e Muskut për të sulmuar Ukrainën

Dronët rusë përdorin satelitët e Muskut për të sulmuar Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se Rusia po pajis dronët e saj me sistemet satelitore Starlink të Elon Musk.

Duke folur dje në një ngjarje ushtarake për dronët, Mykhailo Fedorov tha se “sot, rusët lëshuan dronë duke përdorur Starlink. Ne duhet të përgjigjemi shumë shpejt. Shpejtësia e reagimit tonë, parashikimi i incidenteve të ardhshme dhe reagimi ndaj kërcënimeve të mundshme duhet të sigurojnë që të parandalojmë probleme për njerëzit tanë dhe ushtrinë tonë”.

Një këshilltar i qeverisë së Kievit raportoi se dronët sulmues rusë BM-35, të pajisur me Starlink, mund të fluturojnë deri në 500 km dhe tashmë arrijnë qytetin ukrainas Dnipro, shkruan skynews.

Fedorov më parë ndihmoi për të përmirësuar lidhjen për Forcat e Armatosura të Ukrainës në vijën e frontit duke vendosur terminale Starlink kur shërbente si ministër i transformimit digjital.

Miliarderi amerikan deri më tani nuk ka komentuar raportin e Kievit.

Instituti për Studimin e Luftës, në përditësimin e fundit, vëren se ka pasur një numër gjithnjë e më të madh raportesh për përdorimin e Starlink nga Rusia. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.