KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Pozicionimi i forcave mund të ndryshojë sipas situatës

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Pozicionimi i forcave mund të ndryshojë sipas situatës

Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, ka informuar anëtarët e Iniciativës për Bashkëpunim në Mbrojtje (DECI) për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rolin e misionit në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Kjo është bërë në kuadër të Takimit të 14-të të Shefave të Mbrojtjes të DECI-t, të mbajtur më 20 nëntor në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Sipas një njoftimi të misionit të NATO-s në Kosovë, gjatë takimit, Vergori ka prezantuar aktivitetet e përditshme të KFOR-it dhe prioritetet e tij operacionale, duke theksuar se misioni po vazhdon të optimizojë pozicionin e forcave për t’iu përshtatur nevojave të sigurisë.

Ai ka sqaruar se ky proces është gradual dhe i bazuar në kushte, ndërsa mund të përmbyset nëse zhvillimet e sigurisë në Kosovë apo rajon e kërkojnë një gjë të tillë

DECI në kuadër të cilit u zhvillua takimi është themeluar në vitin 2012, nën udhëheqjen italiane, si një kornizë rajonale për bashkëpunim strategjik dhe ushtarak ndërmjet vendeve të Adriatikut dhe Ballkanit Perëndimor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.