KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Dronë të mëdhenj u panë pranë aeroportit të Luksemburgut, kryeministri: Kjo është diçka e re

Dronë të mëdhenj u panë pranë aeroportit të Luksemburgut, kryeministri: Kjo është diçka e re

Aeroporti i Luksemburgut u mbyll përkohësisht të premten në mbrëmje, pasi në hapësirën ajrore të tij u vunë re dronë të paidentifikuar dhe të paautorizuar.

Për shkak të rrezikut për sigurinë, hapësira ajrore mbi aeroportin Findel u mbyll dhe 19 fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Operacionet e aeroportit rifilluan rreth orës 01:20, pasi u kryen dy kontrolle dhe nuk u konstatua ndonjë rrezik i drejtpërdrejtë për trafikun ajror.

Megjithatë, autoritetet paralajmëruan se mund të ketë vonesa dhe çrregullime të mëtejshme derisa orari i fluturimeve të normalizohet, shkruan reuters.

Kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, tha se autoritetet kishin vërejtur dronë në ditët e fundit dhe se bëhej fjalë për një situatë të pazakontë për vendin. Ai përmendi mundësinë që disa prej tyre të ishin dronë më të mëdhenj.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se sa dronë janë parë, kush i ka kontrolluar apo nga kanë ardhur. Ato gjithashtu nuk e kanë lidhur incidentin me ndonjë shtet apo organizatë dhe kanë theksuar se hetimi është ende në zhvillim.

Pas incidentit është formuar një grup i posaçëm ndërinstitucional për të vlerësuar aktivitetin e dronëve. Autoritetet luksemburgase po shkëmbejnë informacione edhe me vendet fqinje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.