KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

Iranianët kanë zgjeruar perimetrin e sulmeve ndaj fqinjëve si kundërpërgjigje ndaj amerikanëve.

Disa dronë iranianë kanë goditur zona të ndryshme në rajonin e Kurdistanit irakian, në provincën e Erbilit, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Sipas raportimeve të para, janë regjistruar disa shpërthime dhe pika goditjeje në zona të ndryshme të provincës, por deri më tani nuk raportohet për dëme të konsiderueshme materiale apo viktima.

Incidenti vjen në një periudhë të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme, ku përplasjet mes Iranit dhe kundërshtarëve të tij kanë rritur rrezikun që konflikti të zgjerohet në territore të tjera të rajonit.

Autoritetet në Kurdistanin irakian kanë nisur verifikimin e pasojave të sulmeve, ndërsa nuk janë dhënë menjëherë detaje për objektivat e mundshme të goditura.

Rajoni autonom i Kurdistanit irakian, me qendër në Erbil, ka qenë edhe më parë objekt i sulmeve me raketa dhe dronë, veçanërisht në periudhat e rritjes së tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.