KB Drita, e ka siguruar rikthimin në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të finales Proton Cable Prizrenin me rezultat të ngushtë 92:91.
Ishte një përballje tejet dramatike, ku fituesi u vendos vetëm në momentet e fundit, ashtu si edhe në takimin e parë.
Të dyja ndeshjet e finales u karakterizuan nga rivalitet i madh, intensitet dhe emocione deri në sekondat e fundit.
Skuadra nga Gjilani, u tregua më e përqendruar dhe më e vëmendshme në çastet vendimtare, duke menaxhuar më mirë presionin dhe duke e mbyllur serinë finale me rezultat 2-0.
Me këtë sukses, Drita shpallet kampione e Ligës së Parë dhe rikthehet me meritë në elitën e basketbollit kosovar, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm. /Telegrafi/