KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Drita bën goditjen e madhe të verës, nënshkruan me Eduart Rrocën

Drita bën goditjen e madhe të verës, nënshkruan me Eduart Rrocën

Kampioni i Kosovës, Drita ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me mesfushorin me përvojë nga Shqipëria, Eduart Rroca.

Pas emërimit të transferimit Ardian Nuhiu, Drita ka vazhduar edhe me transferime.

Gjatë ditës së sotme (e martë), klubi gjilanas ka njoftuar nënshkrimin me mesfushorin me tipare sulmuese, Eduart Rroca.

“Mirësevjen Eduart Rroca”, shkruan shkurtimisht në postimin e Dritës në faqen zyrtare.

Ndryshe, 33-vjeçari vjen te Drita pas një karriere të pasur në futbollin turk, ku ka veshur fanellat e Istanbulsporit, Manisa FK dhe Ankara Keçiorengucu.

Rroca gjithashtu ka një eksperiencë të madhe edhe në futbollin shqiptar, ku më parë ka luajtur për Luftëtarin, Egnatian, Tërbunin dhe Kukësin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.