KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Drilon Rama fiton me nokaut ndaj çekut, vazhdon me rekordin si i pamposhtur

Drilon Rama fiton me nokaut ndaj çekut, vazhdon me rekordin si i pamposhtur

Boksieri shqiptar Drilon Rama ka vazhduar me sukses rrugëtimin e tij në boksin profesionist, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi dhe duke ruajtur rekordin e përkryer.

Rama u ndesh me boksierin çek Jan Marsalek në Porsche Arena të Stuttgartit, ku dominoi meçin që nga gongu i parë dhe nuk i la shumë hapësira kundërshtarit.

Pas një paraqitjeje bindëse, shqiptari e detyroi gjyqtarin ta ndërpriste përballjen në minutën 2:36 të raundit të tretë, duke triumfuar me nokaut teknik.

Me këtë fitore, Drilon Rama mbetet i pamposhtur në karrierën profesionale, me shtatë fitore në po aq duele të zhvilluara.

Triumfi ndaj Marsalekut përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e boksierit shqiptar, i cili po vazhdon të ngjitet drejt niveleve elitare të boksit profesionist./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.