KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për fermerët dhe zhvillimin e veprimtarive bujqësore.

Sipas njoftimit, në kuadër të planit të punës për pastrimin e kanaleve të kullimit dhe përrenjve, është realizuar dhe po vazhdon pastrimi i kanalit në fshatin Fortesë.

Ky aktivitet synon përmirësimin e sistemit të kullimit, duke lehtësuar menaxhimin e ujërave dhe duke krijuar kushte më të favorshme për punimin e tokave bujqësore.

Nga Drejtoria e Bujqësisë është bërë e ditur se institucionet komunale mbeten të përkushtuara për t’u qëndruar pranë fermerëve dhe qytetarëve, duke adresuar nevojat e tyre në terren.

Po ashtu, është theksuar se punimet do të vazhdojnë edhe në lokalitete të tjera, në përputhje me planin e veprimit dhe kërkesat e banorëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.