KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Drejtori i Kulturës nga LDK në Mitrovicë thotë se fjalët e tij u bënë “sebep” për rrahjen në Kuvend: Ua rikujtova keqpërdorimet

Drejtori i Kulturës nga LDK në Mitrovicë thotë se fjalët e tij u bënë “sebep” për rrahjen në Kuvend: Ua rikujtova keqpërdorimet

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Mitrovicën e Jugut, Gazmend Asllani, ka reaguar pas përplasjes fizike në Kuvendin Komunal, duke pretenduar se disa asamblistë të PDK-së tentuan ta përshkallëzonin përballjen verbale deri në atë fizike.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Asllani ka thënë se gjatë debatit ua rikujtoi asamblistëve keqpërdorimet e subvencioneve gjatë qeverisjes së kaluar, pas së cilave, sipas tij, pasuan fyerjet dhe “thirrjet për qërim hesapesh”

“Duket se këto të vërteta nuk arritën t’i përballonin, prandaj filluan fyerjet dhe thirrjet për qërim hesapesh, madje edhe jashtë sallës, ku situata u përshkallëzua deri në përpjekje për përballje fizike”, ka shkruar Asllani.

Ai ka thënë se nuk frikësohet nga presionet dhe se angazhimi i tij në këtë detyrë është në shërbim të qytetarëve.

“Jam në këtë detyrë për ta mbrojtur paranë publike, për të garantuar transparencë dhe për ta kthyer dinjitetin e jetës kulturore, rinore dhe sportive në Mitrovicë”, ka theksuar Asllani.

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.