KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Drejtonte veturën me shpejtësi prej 177 km/h në rrugën Gostivar–Tetovë, privohet nga liria tetovari

Drejtonte veturën me shpejtësi prej 177 km/h në rrugën Gostivar–Tetovë, privohet nga liria tetovari

Një shofer është arrestuar pasi u kap duke vozitur me shpejtësi prej 177 kilometra në orë në rrugën Gostivar–Tetovë, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur sot rreth orës 18:00, te kyçja e Bogovinës, ku zyrtarët e Njësisë Mobile për Sigurinë në Komunikacion, me automjetin special për kontroll të shpejtësisë, kanë evidentuar shkeljen.

Me urdhër të prokurorit publik, është privuar nga liria shoferi K.B. (47) nga Tetova, i cili drejtonte një automjet të tipit “Skoda” me targa të Tetovës.

MPB njofton se ndaj tij janë ndërmarrë të gjitha masat ligjore dhe ai do të përballet me procedurë penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

Nga MPB theksojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe sanksionimin e shkelësve.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, në mënyrë që të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.