KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Drake përsëri shfaqet me simbolin kombëtar shqiptar

Drake përsëri shfaqet me simbolin kombëtar shqiptar

Reperi i njohur kanadez, Drake, ka bërë sërish një gjest që ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve në rrjetet sociale.

I njohur për stilin e tij unik dhe për lidhjet e forta me kulturën pop, Drake ka publikuar në InstaStory-n e tij një fotografi ku shfaqet me një kapele të veçantë që mban flamurin kombëtar shqiptar, kuqezi.

Ky simbol nuk është i panjohur për reperin, pasi më parë ai ka veshur një xhaketë me të njëjtin flamur, duke treguar se e ka një vend të veçantë për kulturën shqiptare.

Fansat e reperit, veçanërisht nga Shqipëria dhe Kosova, nuk e kanë fshehur emocionin e tyre, duke shpërndarë postimin dhe komentuar me entuziazëm.

Gjesti i reperit vjen në një kohë kur simboli kombëtar është bërë gjithnjë e më i pranishëm në kulturën pop dhe rrjetet sociale, duke krijuar një lidhje të veçantë mes artistëve ndërkombëtarë dhe komunitetit shqiptar. /Telegrafi/


Drake/Instagram

Drake/Screenshot

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.