KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dortmundi ende nuk ka marrë vendim për Diant Ramajn, e ardhmja e tij mbetet një enigmë

Dortmundi ende nuk ka marrë vendim për Diant Ramajn, e ardhmja e tij mbetet një enigmë

Portieri kosovar Diant Ramaj po vazhdon të fitojë përvojë të rëndësishme në Bundesliga me Heidenheim, por e ardhmja e tij pas verës mbetet ende e paqartë.

Sipas mediave gjermane, situata e tij te Borussia Dortmund është e hapur në të gjitha drejtimet. Nuk përjashtohet as mundësia e një transferimi të përhershëm, pavarësisht se 24-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2029.

Ramaj u transferua nga Ajax Amsterdam te Dortmundi në fillim të vitit 2025 për rreth pesë milionë euro, por ende nuk ka debutuar me klubin verdhezi. Menjëherë pas transferimit, ai u huazua te Copenhagen, ndërsa këtë sezon po luan si i huazuar te Heidenheim.

Në aspektin sportiv, portieri ka pasur një sezon aktiv me rreth 30 paraqitje në ligë, duke fituar eksperiencë të vlefshme pavarësisht vështirësive të skuadrës së tij, e cila ka një nga mbrojtjet më të dobëta në kampionat.

Megjithatë, kthimi i tij në Dortmund nuk garanton rol titullari. Portieri kryesor i ekipit, Gregor Kobel, mbetet zgjedhja e parë, çka e bën të pamundur që Ramaj të pranojë një rol rezervë në këtë fazë të karrierës.

Performancat e tij kanë nisur të tërheqin vëmendje nga klube të tjera, megjithëse deri tani nuk ka oferta konkrete.

Vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij pritet të merret gjatë afatit kalimtar veror, ku mund të përcaktohet nëse ai do të qëndrojë te Dortmund apo do të kërkojë një hap të ri në karrierë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.