Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Kongresi miraton për herë të parë masën e fuqive të luftës, duke u shkëputur nga Trump për Iranin

    June 24, 2026

    Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Mabë, vdes një person nga Kosova – lëndohen motra dhe djali i tij

    June 24, 2026

    ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

    June 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Kongresi miraton për herë të parë masën e fuqive të luftës, duke u shkëputur nga Trump për Iranin
    • Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Mabë, vdes një person nga Kosova – lëndohen motra dhe djali i tij
    • ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë
    • Fabio Cannavaro përulet para Cristiano Ronaldos: Tregoi se është një nga më të mëdhenjtë në histori
    • Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani vizitojnë Liqenin e Ujmanit
    • Një ‘qen’ i shpëtuar nga kanali i Floridës rezulton të jetë një kojot
    • Komuna e Prishtinës publikon listën e përfituesve të subvencioneve në blegtori
    • Çmimet e derivateve – nafta më lirë, benzina më shtrenjtë
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, June 24
    • Ballina
    • Lajme

      Kërkuan largimin e tij, Abdixhiku: Pres dorëheqjen e Muhaxherit dhe Ahmetit

      June 23, 2026

      Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

      June 23, 2026

      Supergirl parapremierë ekskluzive në CineStar

      June 23, 2026

      World Cup 2026: The Economic Impact on Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps towards a safer Digital Europe

      June 23, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Dorëheqja e një kryeministri britanik

    Dorëheqja e një kryeministri britanik

    korrektpressBy korrektpressJune 24, 2026 Andy burnham 5 Mins Read
    Dorëheqja e një kryeministri britanik
    Dorëheqja e një kryeministri britanik
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Rudolf Marku

    Me shprehinë për të ndjekur lajmet, shoh se të gjithë kanalet televizive më të njohura të Britanisë së Madhe japin pak a shumë këtë pamje: kryeministri i vendit, Keir Starmer, përpara shtëpisë kryeministrore të Anglisë, jep një deklaratë të pritur prej disa ditësh – deklaratën e dorëheqjes nga posti më i lartë i qeverisë. Bashkëshortja e tij qëndron pranë kryeministrit. Të dy bashkëshortët duket se janë, po t’i besojmë një gazetareje të BBC-së, “shumë të emocionuar”. Paralelisht me këtë pamje, në gjysmën tjetër të ekranit shfaqet stacioni më i madh hekurudhor i Londrës, “Victoria Station”, me pamjen e rrëmujshme të qindra pasagjerëve që nxitojnë të kapin trenat. Kamera përqendrohet te një pasagjer rreth të pesëdhjetave, me pantallona xhins, T-shirt në ngjyrë të errët, me syze optike, që ka veshur atlete dhe që tërheq një valixhe të vogël me rrota. Ka udhëtuar me trenin e Mançesterit dhe shoqërohet nga katër a pesë njerëz të afërm … Një njeri nga turma përballë duket se e njeh dhe e pyet: “Do bësh garë apo do të kurorëzohesh”? … Pasagjeri i sapozbritur, si i zënë në faj, përgjigjet: “Më fal, se nxitoj” …

    Pasagjeri i ardhur nga Mançester është kryetari i Bashkisë së qytetit metropolitan të Mançesterit. Quhet Andy Burnham dhe ka ardhur në Londër që të marrë postin vakant të Kryeministrit të Anglisë.

    Keir Starmer u zgjodh kryeministër veç dy vite më parë dhe konsiderohet si kryeministri më afatshkurtër në pushtet nga të gjithë kryeministrat laburistë. Erdhi në pushtet me një shumicë të paparashikuar votash, në një kohë kur shumë analistë dhe simpatizantë mendonin se Partia Laburiste është një parti politike e pashpresë, që i përket veç të kaluarës … Njerëzit kishin shpresa të mëdha te Starmeri. Por, mjaftoi një vit i vetëm në pushtet, që Keir Starmeri, i brohoritur si shpëtimtar, të konsiderohet si udhëheqësi më antipatik i të gjitha kohërave: gënjeshtar (mbahet mend kur dikush tha, po qe se Keir Starmer do punonte si “Weather man”, njeriu që jep parashikimin e motit në TV, dhe do thoshte se nesër do mbajë kohë me diell, njerëzit të nesërmen do të dilnin jashtë në rrugë me çadra); udhëheqës i politikave double tier (një standard pak a shumë si të thuash standard i dyfishtë); udhëheqës i dobët (weak) sidomos në politikën ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha, një njeri, i cili sipas disa analistëve politikë, kishte një instinkt urrejtjeje për njerëzit e vendit të vet … Të tjerët e përkthenin këtë instinkt të dukshëm të tij si një manovër të kalkuluar mirë dhe me ligësi për të bërë për vete pjesën tjetër të popullsisë si votuesit e vet të ardhshëm, një lloj ryshfeti politik (political bribe) … Por, ajo që e dëmtoi më shumë reputacionin e kryeministrit anglez ishte paqëndrueshmëria, kthesat 90-gradëshe të tij herë me Izraelin e herë me Palestinën, herë me Trumpin e herë kundër Trumpit, herë me Djallin e herë me Zotin …

    Por, le të kthehem përsëri te tabloja e parë – një kryeministër që del për të shpallur dorëheqjen e vet dhe një tjetër i cili vjen me trenin e pasagjerëve që të marrë çelësat e zyrës së postit më të lartë qeveritar të vendit … Pa asnjë dramë. Pa asnjë fanfare … Si mund të ndodhë kjo?

    Në vendet si Anglia, posti i kryeministrit konsiderohet si një post i cili jepet/merret me qira (your community/ your people/your voters is hiring you).

    E përkthyer thjesht: Një komunitet/popull/votuesit kanë nevojë për kryeministër, që ai/ajo t’u shërbejë atyre. Lind nevoja për të marrë me qira njeriun e duhur, po ashtu siç merret me qira një biçikletë a një traktor. Komuniteti që e merr me qira kryeministrin i delegon atij një pushtet që të tjerët nuk e kanë, me qëllim që përmes këtij pushteti kryeministri t’i shërbejë këtij komuniteti, me marrëveshjen që në çastin kur ky kryeministër nuk do t’i shërbejë qëllimit për të cilin ai është marrë me qira, marrëveshja prishet dhe komuniteti merr me qira një tjetër.

    Por, në vendet me mungesën e traditës së shtetit, siç janë p.sh., vendet ballkanike, kryeministri i marrë me qira, në momentin kur vjen në pushtet, gjëja e parë që ai bën është të marrë ai vetë me qira komunitetin, popullin dhe vendin e vet, për qëllimet e veta private. A mund të përfytyrohet në vendin tonë një dorëheqje vullnetare nga posti i kryeministrit? Nuk e kam fjalën për kryeministrin aktual të Shqipërisë, se sa për të gjithë kryeministrat e shkuar të Shqipërisë dhe kam frikë, dhe për ata që do të vijnë në të ardhmen.

    Më vijnë ndërmend fjalët e një ish-kryeministri jetëshkurtër shqiptar, të quajtur Imzot Fan Noli, i cili pat shkruar rreth kësaj teme: Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoj gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofakët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin.

    TË TJERA

    Pse dha dorëheqjen Keir Starmer dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

    Pas dorëheqjes së Starmer, reagon Andy Burnham – konfirmon kandidaturën për kryeministër të Britanisë

    Starmer mbyll kapitullin si kryeministër i Britanisë me një fjalim emocional

    Jep dorëheqje kryeministri i Britanisë, Keir Starmer

    Jep dorëheqje kryeministri i Britanisë

    Kush është Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i mundshëm i Britanisë?

    Trump: Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë

    LEXO GJITHASHTU

    Kongresi miraton për herë të parë masën e fuqive të luftës, duke u shkëputur nga Trump për Iranin

    June 24, 2026

    Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Mabë, vdes një person nga Kosova – lëndohen motra dhe djali i tij

    June 24, 2026

    ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

    June 24, 2026

    Fabio Cannavaro përulet para Cristiano Ronaldos: Tregoi se është një nga më të mëdhenjtë në histori

    June 24, 2026
    TË TJERA

    Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani vizitojnë Liqenin e Ujmanit

    June 24, 2026

    Një ‘qen’ i shpëtuar nga kanali i Floridës rezulton të jetë një kojot

    June 24, 2026

    Komuna e Prishtinës publikon listën e përfituesve të subvencioneve në blegtori

    June 24, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.