KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Dokumentari për Elizabeth Holmes befason në kinema, arkëton 13 milionë euro në fundjavën e parë

Dokumentari për Elizabeth Holmes befason në kinema, arkëton 13 milionë euro në fundjavën e parë

Dokumentari “You Can See Everything” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në fundjavën e parë të shfaqjes në kinematë e Amerikës së Veriut, duke fituar rreth 13 milionë euro nga 855 salla kinemaje.

Filmi, i realizuar nga Nathan Fielder dhe Lance Oppenheim, u rendit i dyti në listën e filmave më të shikuar.

Rezultati i dokumentarit ishte shumë më i lartë se pritshmëritë fillestare, pasi para premierës parashikohej të fitonte vetëm 6 deri në 7 milionë euro.

– YouTube www.youtube.com

Filmi, i prodhuar në fshehtësi nga studioja A24 gjatë tre vjetëve me një buxhet prej afërsisht 6 milionë eurosh, ka tërhequr interes të madh nga publiku, me mbi 2.000 shfaqje të shitura plotësisht.

Dokumentari trajton historinë e Elizabeth Holmes, themelueses së kompanisë Theranos, e cila u dënua për mashtrim të investitorëve dhe pritet të vuajë një dënim prej 11 vjetësh burgim.

Filmi ka marrë vlerësime të larta nga kritikët dhe është shndërruar në një nga surprizat më të mëdha të vitit në kinematë amerikane.

Sipas sondazheve me shikuesit, rreth 70 për qind e publikut gjatë fundjavës së parë ishte nën moshën 35-vjeçare.

Ndërkohë, 90 për qind e të anketuarve thanë se do t’ua rekomandonin filmin të tjerëve, teksa 80 për qind deklaruan se ai ishte edhe më i mirë nga sa kishin pritur.

“You Can See Everything” shënoi gjithashtu hapjen më të suksesshme për një film të shfaqur në më pak se 1.000 salla që nga “Borat” në vitin 2006, si dhe rezultatin më të mirë për një dokumentar në më shumë se 20 vjet, që nga “Fahrenheit 9/11” në vitin 2004. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.