KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Doktori spanjoll jep prognozën e parë për lëndimin shqetësues të Yamalit

Doktori spanjoll jep prognozën e parë për lëndimin shqetësues të Yamalit

Barcelona mori mbrëmë (e mërkurë) një fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Celta Vigos.

Por pavarësisht rezultatit pozitiv dhe shtysës së madhe që morën për titull nga kjo fitore, te Barcelona kanë mbetur me shije të hidhur.

Kjo për shkak të lëndimit të Lamine Yamal, i cili me të shënuar penalltinë që i dha fitoren vendasve, u shtri menjëherë në tokë për shkak të një lëndimi.

Ajo situatë alarmoi tifozët e pranishëm në stadium si dhe stafin e Barcelonës, duke ditur rëndësinë që Yamal ka për skuadrën si dhe faktin që Kupa e Botës 2026 po afrohet.

Eksperti i mjekësisë sportive Pedro Luis Ripoll, ka dhënë prognozën e tij të parë mbi atë se në çfarë shkalle mund të jetë lëndimi i Yamal.

“Dëmtimi i Lamine Yamalit ka një normë rikthimi rreth 30%, prandaj nevojitet kujdes ekstrem në përcaktimin e afateve të rikuperimit”.

“Nëse dëmtimi ndodhet në pjesën e mesme të muskulit (barkun e muskulit), prognoza është më e favorshme. Por nëse është i lokalizuar aty ku muskulit i bashkohet tendina, ose në vetë tendinën, atëherë mund të jetë më serioz, me të paktën katër deri në gjashtë javë jashtë fushave”.

“Duke pasur parasysh rrezikun e rikthimit, duket e vështirë që ai të jetë pjesë e skuadrës për Kupën e Botës. Kërkohet kujdes maksimal”, ka deklaruar Ripoll.

Edhe në situatën më të favorshme për 18-vjeçarin, ai pritet që të humbasë të paktën pjesën e mbetur të sezonit në La Liga, me shpresën që të rikthehet në kohë për Kupën e Botës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.