KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Doganat e Maqedonisë: Në Tabanoc janë sekuestruar 1.7 kilogramë bizhuteri argjendi

Doganat e Maqedonisë: Në Tabanoc janë sekuestruar 1.7 kilogramë bizhuteri argjendi

Në pikën kufitare Tabanoc janë sekuestruar 1.7 kilogramë bizhuteri argjendi, përfshirë 595 unaza argjendi, të cilat autori i krimit i kishte fshehur me qëllim që t’i shmangej detyrimeve. Kundër tij do të iniciohen procedura përkatëse.

“Zyrtarët doganorë në pikën kufitare Tabanoc zbuluan deri në 595 unaza argjendi gjatë një kontrolli të makinës , të cilat autori i krimit i kishte fshehur nën sedilje me qëllim që të shmangte pagesën e detyrimeve”, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave.

“Bizhuteritë me një peshë totale prej 1.7 kilogramësh janë sekuestruar, dhe kundër autorit do të iniciohen procedurat përkatëse. Vepra penale është regjistruar me kamera trupore”, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.