KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Do t’ia ruaj lekët djalit, e ndiej që s’do të jetoj mbi pesë vjet”, deklarata e fortë e Rogertit habit banorët

“Do t’ia ruaj lekët djalit, e ndiej që s’do të jetoj mbi pesë vjet”, deklarata e fortë e Rogertit habit banorët

Rogerti ka shokuar banorët me një deklaratë të fortë gjatë një bisede me moderatoren Erjona Rusi, pasi ajo i drejtoi një pyetje lidhur me arsyen e pjesëmarrjes së tij në lojë.

Moderatorja donte të dinte nëse ai do të kishte të njëjtën sjellje edhe nëse nuk do të kishte çmim të madh dhe gjithçka do të ishte vetëm një eksperiencë televizive.

BBVA/Instagram

Erjona: Nëse s’do të ishte ai çmimi i madh, do të ishte thjesht eksperiencë televizive…

Rogerti: S’kisha marrë pjesë.

Erjona: A do të ishe sjellë kështu? Ke ardhur të marrësh lekë?

Rogerti: Po, do t’ia ruaj djalit, se unë e ndiej që s’do të jetoj mbi pesë vjet.

Me këtë deklaratë të fortë, të gjithë banorët reaguan të habitur nga fjalët e tij.

Erjona, e surprizuar, e pyeti më tej për arsyen e kësaj deklarate.

Erjona: Pse?
Rogerti: Dua t’ia ruaj djalit tim, pse çka ka?
Erjona: Ke të drejtën e botës, thjesht të pyeta.
Rogerti: Kam rrjete sociale, do ta shihni të gjithë që ia kam ruajtur, s’ia kam prekur deri në 18 vjeç.

Ndërkohë, Ilnisa u dëgjua duke reaguar: “Jo kaq emocional, Rogert”.

Pas kësaj bisede, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë qenë edhe aq pozitive, ku disa komentues e kanë cilësuar Rogertin si viktimizues për shkak të deklaratës së tij emocionale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.