Zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale pritet të sjellë një periudhë të trazuar për ekonominë dhe shoqërinë, paralajmëron Darsej Rizaj, i cili në “Përballje Podcast”, ai theksoi se ndryshimet nuk do të jenë të qeta, por do të kalojnë përmes një faze destabilizimi shkruan Telegrafi.
“Ka me u kriju një kaos disa vite, derisa të fillon një normalitet i ri… nuk ka revolucion pa kaos. S’ka revolucion pa u prishë pak tërësia… nuk e shoh ndryshe”, theksoi ai.
Sipas tij, inteligjenca artificiale po vepron si një faktor që po ndryshon rrënjësisht mënyrën e funksionimit të ekonomisë.
Rizaj paralajmëroi se ky transformim do të sfidojë edhe sistemet ligjore, të cilat duhet të përshtaten me shpejtësi.
“Ligjshkruesit kanë me pas shumë punë… nuk mjafton me i shkru ligjet, por edhe me i zbatu. Ndoshta edhe Kushtetuta duhet me u ndryshu për shkak të AI-t”, përfundoi Rizaj.
– YouTube www.youtube.com
Rizaj paralajmëron se ndikimi i inteligjencës artificiale nuk është vetëm teknologjik, por edhe ekonomik, duke çuar drejt një transformimi të madh të tregut të punës.
“Jemi duke shku drejt një revolucioni industrial të ri… do të ketë një periudhë disa vjeçare të një shkundjeje”, deklaroi ai.