Ditë të punës nuk e patën, por në ambientet e saj dolën.
Anëtarë e drejtues të organizatës joqeveritare “Dëshira” të shtunën shënuan Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.
Klubit që merret me rehabilitimin e personave me aftësi të kufizuara mendore dhe dëmtime intelektuale, iu bashkua edhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.
Para tij, drejtori i këtij klubi, Nysret Shillova, kërkoi zgjerim të këtyre shërbimeve. Tha se kërkesat janë të mëdha.
Ndaj investimet nuk duhet asesi të anashkalohen, si nga niveli lokal, ashtu edhe ai qendror.
Kësaj lutjeje vulën e aprovimit ia qiti edhe vetë Rama.
Në shënim të kësaj dite është mbajtur edhe Kongresi Ndërkombëtar “Shëndeti mendor: Sfidat dhe perspektivat e së ardhmes”.
Atje, profesionistët e fushës së shëndetësisë pohuan se në këtë drejtim shoqëria duhet të investojë më shumë në parandalim, edukim dhe shërbime cilësore.
Ndiqni detajet në kronikën e mëposhtme:

