KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Dita e Shëndetit Mendor, BE: Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme psikologjike

Dita e Shëndetit Mendor, BE: Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme psikologjike

Gati gjysma e evropianëve kanë përjetuar probleme emocionale ose psikologjike, përfshirë ankthin dhe ndjenjat e depresionit.

Bashkimi Evropian, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin mendor, sidomos te fëmijët.

Komisioni Evropian paralajmëron se pasojat ekonomike të problemeve të shëndetit mendor janë gjithashtu të konsiderueshme.

Një shqetësim i veçantë lidhet me ndikimin e teknologjisë dhe rrjeteve sociale.

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë iniciativa ligjore për të trajtuar përdorimin problematik të platformave digjitale, kohën e tepruar para ekraneve, ekspozimin ndaj përmbajtjeve të paligjshme, bullizmin kibernetik dhe dhunën në internet.

Komisioni bën të ditur se muajin e kaluar BE-ja propozoi edhe aktin ligjor të quajtur “EU KIDS Act”, që synon forcimin e mbrojtjes së fëmijëve në internet. Propozimi parasheh ndalimin e qasjes në platformat e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 13-vjeçare, si dhe vendosjen e një moshe minimale në nivel të BE-së për hapjen e llogarive personale nga të miturit. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.