KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, do të vendosen katër çerekfinalistët e fundit

Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, do të vendosen katër çerekfinalistët e fundit

Ethet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte ku mësohen katër skuadrat e fundit çerekfinaliste në garën më të madhe evropiane për klube.

Katër ndeshje janë në program për t’u luajtur, ku e para është ajo mes Barcelonës dhe Newcastle United me fillim nga ora 18:45 në Camp Nou.

Ndeshja e parë në St James Park përfundoi baras 1-1, derisa dy skuadrat duan të kalojnë tutje.

Liverpooli kërkon përmbysjen e madhe ndaj Galatasaray pas humbjes në ndeshjen e parë 1-0 në Stamboll.

Bayern Munich duket më afër çerekfinales, pasi ka kryer punën në ndeshjen e parë duke fituar 1-6 në udhëtim te Atalanta.

Sfida tjetër e mbrëmjes në ‘Champions’ zhvillohet në Londër, ku Tottenham Hotspur pret Atletico Madridin pas humbjes në ndeshjen e parë 5-2. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.