KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

121 milionë euro për trajnerët, Manchester United nuk gjen qetësi që nga Fergusoni

121 milionë euro për trajnerët, Manchester United nuk gjen qetësi që nga Fergusoni

Largimi i Sir Alex Ferguson në vitin 2013 nisi një periudhë të vështirë për Manchester Unitedin, i cili nuk ka arritur të ndërtojë një projekt të qëndrueshëm në stol.

Me shkarkimin e Michael Carrick, numri i trajnerëve të larguar në këtë periudhë ka arritur në 11, ndërsa shpenzimet për kompensimet e tyre kapin shifrën e rreth 121 milionë eurove.

Lista është e gjatë dhe përfshin emra të njohur si David Moyes, Louis van Gaal, José Mourinho, Ole Gunnar Solskjaer, Erik ten Hag dhe Ruben Amorim.

Asnjëri nuk arriti ta rikthejë Unitedin në majën e futbollit anglez, ndërsa ndryshimet e vazhdueshme nuk sollën stabilitetin e pritur.

Mourinho ishte largimi më i kushtueshëm, me 23.4 milionë euro kompensim, ndërsa Van Gaalit iu paguan 10 milionë euro dhe Rangnickut 17.6 milionë.

Edhe aventura e Amorimit përfundoi me një faturë prej 9.8 milionë eurosh për klubin.

Tashmë sytë janë te Mauricio Pochettino, i cili shihet si pasuesi i Carrickut.

Për ta marrë nga kombëtarja amerikane, Manchester United duhet të paguajë klauzolën prej 8.8 milionë eurosh.

Kështu, klubi vazhdon të shpenzojë miliona për trajnerë, pa arritur të gjejë formulën për t'u rikthyer në majë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.