KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dinamo eliminohet në dramë nga Pafosi, dy golat në fund i shuajnë ëndrrën evropiane

Dinamo eliminohet në dramë nga Pafosi, dy golat në fund i shuajnë ëndrrën evropiane

Dinamo e Tiranës i ka thënë lamtumirë ëndrrës evropiane, pasi është mposhtur në mënyrë dramatike nga Pafosi me rezultat 4-2, në ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Konferencës.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja luftoi deri në fund dhe dy herë u rikthye në lojë, por dy golat e pësuar në minutat e fundit të vazhdimeve i dhanë fund shpresave të bluve për një kualifikim historik.

Dinamo e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen në Qipro. Në minutën e tetë, Fadairo përfitoi nga një aksion i mirë dhe kaloi skuadrën shqiptare në epërsi.

Megjithatë, Pafosi reagoi shpejt, me Semën që barazoi rezultatin në minutën e 12-të. Goli u shoqërua me protesta nga lojtarët e Dinamos, të cilët pretenduan për një faull në aksionin që i parapriu golit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa drama vazhdoi në pjesën e dytë. Në minutën e 79-të, Ioannou realizoi me kokë dhe kaloi Pafosin në epërsi.

Por Dinamo nuk u dorëzua. Vetëm tetë minuta më vonë, në minutën e 87-të, Silva-Richards shënoi pas një goditjeje këndi dhe barazoi rezultatin në 2-2, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Blutë rezistuan deri në minutat e fundit të kohës shtesë, por në minutën e 116-të Quina shënoi për 3-2. Goditja përfundimtare erdhi në minutën e 120+1, kur Silva realizoi golin e katërt dhe vulosi fitoren e Pafosit.

Kështu, Dinamo eliminohet nga Liga e Konferencës pas një ndeshjeje dramatike, duke mbetur vetëm pak minuta larg realizimit të një ëndrre të madhe evropiane. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.